Votohen dy pikat e para të rendit të ditës

Votohen dy pikat e para të rendit të ditës

0

Sot është mbajtur mbledhje e jashtëzakonshme të kuvendit të komunës së Ulqinit, ku në rend të ditës ishin tre pika për shqyrtim. Dy pikat e para propozim Vendimi për dhënien e pëlqimin për konfirmimin e të drejtave të karakterit zyrtar më qëllim të vendosjes së linjes kabllore 35 kv përgjatë rrugës ekzistuese të komunikacionit, deri tek TS 35 KV/10 “Ulqini i ri”, KK Ulqin në vëllimin e planit hapsinor –urbanistik të Komunës së Ulqinit deri  në vitin 2020, si dhe Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimin për konfirmimin e të drejtave të karakterit zyrtar më qëllim të vendosjes së linjes kabllore 10 kv përgjatë rrugës ekzistuese të komunikacionit, deri tek TS 35 KV/10 “Ulqini i ri”, KK Ulqin në vëllimin e planit hapsinor –urbanistik të Komunës së Ulqinit deri, në vitin 2020, janë votuar në mënyrë unanime nga këshilltarët.

Kurse pika e tretë Propozim Vendimi për sjelljen e shtesës së tretë për planin e vendosjes së objekteve të përkohshëm për 2017-2019 në territorin e Komunës së Ulqinit që ka të bëj me mbylljen sipërfaqësore të kanalit të Kripores, ngjalli detabe mes këshilltarve dhe për mungesë të dokumentacionit kryetari i kuvendit Loro Nrekiq vendosi ta shtyj për mbledhjen e radhës që do të jetë në fillim të muajit tetor.

Please follow and like us:

Comments are closed.