Vota në këmbim të punësimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi punësimet në administratën lokale bëhen kryesisht nëpërmjet lidhjeve partiake, e në ndonjë rast edhe familjare, dhe nuk kanë të bëjnë fare me aftësinë e njërit apo tjetrit kandidat. Kjo ka krijuar jo vetëm një administratë të stërmadhe e cila mezi po arrin të paguhet nga buxheti, por edhe tejmase joefikase në punën e saj. Ky problem më evident është në sektorët më të ndjeshëm si arsimi apo shëndetësia, dy nga degët më të kritikuara për nivelin e shërbimit që ofrojnë, duke pasur parasysh se edhe mjetet që ndahen për funksionimin e tyre nuk janë në nivel me vendet e tjera. Punësimet e kuadrove partiak shpesh shoqërohen edhe me presione për sigurimin e votave, ku më të goditurit janë stazhistët dhe të punësuarit pa kontrata të përherëshme. Portali Vijesti ka publikuar disa dokumenta sipas të cilëve Partia Demokratike e Socialistëve në Kotorr, ka bërë evidencën e të punësuarve në administratën lokale, dhe në bazë të tyre edhe vlerësimin se sa vota mund të marrë në zgjedhje.

Po sipas këtij portali, kjo parti nëpërmjet qasjes në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka në disponim të dhënat e qytetarëve që nuk i disponojnë partitë e tjera, duke i dhënë asaj një avantazh të rëndësishëm n kuadër të zgjedhjeve. Partitë opozitare me vite kanë paralajmëruar për ekzistmin e kësaj praktike, por nuk kanë pasur mundësi të ofrojnë prova materiale për diçka të tillë. Megjithatë, presidenti i vendit dhe kryetari i Partisë Demokratike të Socialistve, Millo Gjukanoviq, e ka mohuar se subjekti që ai drejton është i përfshirë në aktivitete ilegale, por ka siguruar se ai do të isistojë që të gjithë pjesmarrësit në procesin zgjedhor të kenë kushte të barabarta. Por kjo si duket nuk u ka mbushur mendjen partive të opozitës, pasi njëra prej tyre, Demokratët e Malit të Zi, kanë njoftuar edhe paraqitjen e flet padisë pranë Prokurorisë Speciale kundër zyrtarëve të partisë në pushtet, të cilët mendohet se kanë kryer vepra të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor.

Share.