Von Cramon: Kina mund të marrë bregdetin e Malit të Z në këmbim të borxhit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, kritikoi vendimin e BE për të mos ndihmuar Malin e Zi të shlyente borxhin e tij prej 1 miliard dollarësh ndaj Kinës. Von Kramon i bëri thirrje BE të “mendojë dy herë” për një vendim që mund të jetë “strategjikisht i keq” dhe paralajmëroi se Kina mund “të marrë pjesën më të madhe të bregdetit malazez” në kurriz të borxheve.

“Udhëheqësit e korruptuar si Milo Gjukanoviq kanë shfrytëzuar shtetin për vite me rradhë. Tani qeveria e re duhet të zgjidhë borxhet financiare. BE tashmë ka bërë një gabim në Greqi një herë dhe Kina ka marrë r portin e Pireut. Tani mund të ndodhë me pjesën më të madhe të bregdetit malazez, “shkroi von Cramon në Twitter. Dy ditë më parë, me rastin e kërkesës së Podgoricës për ndihmën e Brukselit në shlyerjen e huasë kineze, Komisioni Evropian tha se “nuk do të shlyejë borxhet e vendeve të treta, por mund të ndihmojë financiarisht nëpërmjet projekteve të ndryshme.”

Share.