Vitia prezanton masat e reja: Ora Policore mbetet në fuqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka prezantuar sot masa të reja antikoronavirus, ndërsa dhe njëkohësisht ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen sa më shpejtë.

Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor, dhe të qëndrimit ditor, pezullohen deri më datë 26 shtator 2021.Ky pezullim vlen edhe për aktivitetin mësimor me prezencë fizike në institucionet publike dhe private të arsimit universitar.Për familjet me fëmijë të regjistruar në institucionet parashkollore dhe me dy prindër të punësuar, njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13-26 shtator 2021.

Në institucionet publike dhe private deri më datën 26 shtator 2021, vazhdohet obligimi që të paraqitet në punë vetëm stafi esencial ndërsa stafi joesencial obligohet të punojë nga shtëpia.Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga 22:00 deri në ora 5.00.Kurse nga 26 shtator klientët dhe stafi, në qendrat tregtare, qëndrat e thirrjeve apo Call Center dhe disa aktivitete të tjera që paraqesin rrezik të shtuar të paraqitjes së virusit, duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë e përmendura, që t’ju lejohet hyrja në këto hapësira.

Share.