Viktima tjetër e skandalit në MTZHQ. Shkarkohet drejtoresha Ivançeviq

0

Ushtruesja e detyres së drejtoreshës së përgjithshme të Drejtorisë për kontroll dhe licencim pranë Ministrisë së turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, Rina Ivançeviq, është shkarkuar dje nga detyra. Arsyetimi zyrtar për këtë është se ajo është shkarkuar me propozimit të ministrit për arsye personale.

Ivançeviq ishte në studio të televizionit Vijesti kur u publikua videoja e korrupsionit në të cilën ishin të kyçur dy inspektorë, të cilët ishin edhe vartës së të saj. Ajo në studio pas publikimit të videos tha se ishte e shokuar por se nuk ndjente përgjegjësi personale. Pas plasjes së këtij skandali, dy ispektorët u arrestuan kurse ministri Radulloviq dha dorëheqjen.

Share.