Vijojnë protestat në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lëvizja qytetare “Protestoj” për dy javë me radhë vijon t’i mbush rrugët me qytetarë të pakënaqur nga vendimi i presidentit maqedonas George Ivanov për amnisti.Zemërimin e demonstruesve e ka shtuar edhe më tepër, arrestimi i dy aktivistëve maqedonas paraditen e së hënës, për të cilët Gjykata Themelore në Shkup caktoi masën e “arrestit shtëpie”.Ata, akuzohen se kanë sulmuar dy javë më parë një zyrë të presidentit në qendër të Shkupit, që shërben për takime me qytetarët.Për protestuesit antiqeveritar është e palogjikshme që të dënohet qytetarët që shprehin pakënaqësinë e tyre kundër një vendimi për faljen e kriminelëve.Protestat antiqeveritare prej disa ditësh janë shtrirë në disa qytete të Maqedonisë.

Share.