Videokonferencë në mes institucioneve kompetente për sanimin e situatës në Adën e Bunës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje u mbajt një videokonferencë midis përfaqësuesve të Komunës së Ulqinit, ndërmarrjes publike “Të Mirat detare”,  Drejtorisë së Ujrave, Rivierës së Ulqinit, Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, si  dhe prof. Dr. Sava Petković , lidhur me marrjen e masave urgjente për rehabilitimin e plazhit në Adën e  Bunës. Ky takim u organizua në përputhje me përfundimett e takimit të 20 tetorit, i cili u mbajt në Komunën e Ulqinit dhe në të cilin morën pjesë institucionet e përmendura , me qëllim të konsultimit me përpunuesin e Studimit të Ruajtjes dhe Rigjallërimit të plazheve në Adën e Bunës, prof. Dr. Petković, si një ekspert i njohur ndërkombëtar për çështjet e erozionit, i cili, në përputhje me marrëveshjen  me Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, është i obliguar për përgatitjen e Studimit deri në Dhjetor të këtij viti. U theksua se erozioni i këtij plazhi është një proces i natyrshëm dhe një problem që po vazhdon për shumë vite, dhe se tani duhet të merren parasysh zgjidhjet që përfshijnë ndërtimin e strukturave të caktuara që do të mbrojnë largimin e mëtejshëm të rërës nga kjo zonë.  Petkoviq potencoi se zgjidhjet afatgjata duhet të përfshijnë  bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe sigurimin e një partneriteti me Bashkimin Evropian për projektin, i cili gjithashtu do të siguronte fonde për të zbutur procesin. Në takim u konkludua që Prof. Petković do të paraqesë  propozim për një zgjidhje tek institucionet kompetente brenda një jave, i cili do të përfshijë një skicë të objektit dhe  draftin e projektit, i cili do të konsiderohet më tej nga institucionet kompetente dhe palët e tjera profesionale.

 

Share.