VESELI: SHEMBULLI I FQINJËSISË SË MIRË

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, në një aktivitet rasti në Universitetin AAB në Prishtinë, të organizuar nga Shoqata e malazezve të Kosovës, tha se raportet fqinjësore që ka Mali i Zi  me Republikën e Kosovës dhe impaktin qe e kanë këto dy shtete drejt integrimit evropian, janë shembull pozitiv për mbarë rajonin.

“ Pavarësia e Malit të Zi e konfirmuar nga vullneti i popullit në vitin 2006 ka qenë pa diskutim një ngjarje progresive për paqen, stabilitetin, forcimin e demokracisë në Ballkanin Perëndimorë”, tha Veseli.

Share.