VËRRTETOHEN PARREGULLËSI NË DHËNJEN E PUSHIMEVE MJEKËSORE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Analiza e Ministrisë së Shëndetësisë dhe e “Montefarmit” tregon se spitalet në mënyrë joracionale i shpenzojnë ilaçet dhe janë vërtetuar parregullsi në dhënien e pushimeve mjekësore, deklaroi dje Ministri i shëndetësisë Budimir Shegërt. Ai, siç u kumtua nga kjo Ministri, mbajti takim me të gjithë drejtorët e institucioneve publike shëndetësore në të cilin për herë të parë morën pjesë edhe drejtorët e posa emëruar të spitaleve dhe shtëpive shëndetësore, të cilët u njoftuan me rregulloret dhe mënyrën e punës së institucioneve shëndetësore  që duhet të jetë realizim konkret i politikës dhe mënyrës së punës të Ministrisë së shëndetësisë. Shegert tha se interes i përbashkët i të gjitha institucioneve shëndetësore është që sistemi shëndetësor në të gjitha nivelet të funksionojë në mënyrë kualitetive dhe në të mirë të qytetarëve, mes respektimit të principeve të nevojave dhe planifikimeve reale dhe të shpenzimeve më racionale.

Share.