Venecia thotë fjalën e fundit, ‘topin’ e ka politika shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Saga e rekomandimeve dhe e opinioneve të ekspertëve të Venecias ka marrë fund. Komisioni miratoi këtë të premte draftin përfundimtar të reformës në drejtësi duke e lënë topin në fushën e politikës shqiptare për kalimin e saj.Lajmi është konfirmuar fillimisht nga delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri përmes rrjeteve sociale.“Komisioni i Venecias miratoi opinionin përfundimtar për reformën në drejtësi dhe falenderoi delegacionin e BE-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin. Tashmë është përgjegjësi e Parlamentit të bëjë reformën historike në drejtësinë që kërkojnë qytetarët shqiptarë”, thuhet në njoftimin e delegacionit të BE-së në Tiranë.Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi nuk ka marrë një vendim se çfarë hapash do të ndërmarrë pas miratimit përfundimtar nga Venecia.

Share.