Vendoset gurthemeli në Sukobinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Predrag Boshkoviq ministri i arsimit  do të jetë i pranishëm në vendosjen e gurthemelit të objektit të ri shkollor të Institucionit zonal “Bedri Elezaga” në Sukubinë, Komuna e Ulqinit. Në ceremoni përveç ministrit Boshkoviq do të flasë edhe  kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe përfaqësuesi i Diasporës në SHBA Cafo Bogo, më pas do të mbahet një  program kulturoro-artistik. Gjithashtu mësohet se  ndërtesa e re shkollore në Sukubinë do të përfundojë në shtator të vitit 2016 për afërsisht pas një viti .

Share.