Vendoset gurëthemeli për ndërtimin e fushës sportive në Katërkollë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje në Katërkollë në mënyrë solemne u vendos gurëthemeli për ndërtimin e fushës sportive, e cila është rezultati i bashkëpunimit në mes BKA-së, diasporës dhe Komunës së Ulqinit. Në ceremoninë e fillimit të punimeve ishin prezent kryetari i BKA-së Kabil Kurti, i komunës së Ulqinit Nazif Cungu, por edhe zevendësi i shefit të misionit të ambasadës amerikane në Podgoricë Biks Aliu.

Kryetari i Komunës Nazif Cungu, tha për televizionin Teuta se punimet do të fillojnë realisht në muajin shtator dhe me grumbullimin e mjeteve do të vazhdojnë më tej. Biks Aliu u shpreh i nderuar që merr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për të rinjët e vendit, kurse kryetari i BKA Kabil Kurti, falenderoi të gjithë mërgimtarët për vullnetin që treguan në përkrahjen e një investimi të tillë.

Share.