Vendim historik, Kriporja pronë e shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e sotme, të kryesuar nga Kryetari i Këshillit për Privatizim dhe Projekte Kapitale si dhe Kryeministri i vendit Zdravko Krivokapiq, morën vendim që nga tani Kriporja e Ulqinit do të jetë pronë shtetërore.

“Vendimi historik i Këshillit të Privatizimit: Kriporja është pronë e shtetit !!! Faleminderit të gjithëve që kanë luftuar për burimet tona natyrore për vite me radhë,” ka shkruar Zëvendës Kryeministri Dritan Abazoviq në Twitter.

Mbrojtja e Kripores “Bajo Sekulić” është kriteri përfundimtar që Mali i Zi duhet të përmbushë brenda kornizës së mbylljes së Kapitullit 27 në procesin e pranimit në Bashkimin Evropian.

Toka e kriporës së Ulqinit është ofruar për shitje 15 herë, ku çmimi fillestar i pronës – ndërmarrjes (objektet, makineritë, aksionet) së bashku me tokën shtetërore arritën shumën deri në 257.8 milion euro. Megjithëse toka në kadastër është regjistruar si pronë e shtetit, Gjykata Ekonomike e Malit të Zi nuk ka reaguar asnjëher  ndaj këtyre veprimeve të administratës së falimentimit.

Share.