Vendi në krizë ekonomike, sipas Monstat pagat po rriten

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Paga mesatare në Mal të Zi në muajin tetor, pa tatime dhe kontribute, sipas të dhënave të Monstat, arriti në 525 euro, që është 0.2 përqind më shumë se në shtator, dhe 1.9 përqind më e lartë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.  Çmimet e konsumit ranë me 0,1 përqind në tetor krahasuar me shtatorin, dhe nga kjo del se pagat reale për të njëjtën periudhë regjistruan një rritje prej 0,3 përqind. Monstat sqaron se të ardhurat mesatare pa tatime dhe kontribute në tetor krahasuar me shtatorin u rritën në sektorët e pasurive të patundshme 2.7 përqind, transportit dhe magazinimit 2.2 përqind, minierave dhe guroreve 1.7 përqind, arteve, argëtimit dhe rekreacionit 1.5 përqind, prodhimi 1.2 përqind, aktivitetet financiare dhe sigurimit 0.8 përqind, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale 0.5 përqind, informacionit dhe komunikimit 0.4 përqind dhe furnizimit me ujë, menaxhimit të mbeturinave dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike 0,2 përqind secila. Rënie u regjistrua në sektorët e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit 6.3 përqind, aktivitetet e tjera të shërbimit 4.3 përqind, arsimit 2% përqind, aktivitetet administrative dhe të shërbimit mbështetës 1.2 përqind, ndërtimit 0.7 përqind, furnizimit me energji elektrike 0.5 përqind dhe administratës publike 0.3 përqind. Këto të dhëna tregojnë më së miri amaterizmin e metodologjisë që Monstat përdor përdor për të analizuar të ardhurat e të punësuarve. Në një kohë kur në sektorin privat regjistrohet ulje e pagave dhe largime nga puna për shkak të pandemisë, të dhënat e Monstat tregojnë të kundërtën, çka dëshmon se ky institucion jo vetëm që përdor metodologji të papërshtatëshme, por edhe terësisht të dizenjuar në atë mënyrë që tu përshtatet nevojave të politikës ditore. Kujtojmë se me metodologjinë e Monstat, analizohen vetëm ndërmarrjet që kanë 10 apo më shumë të punësuar, duke lënë jashtë pjesën më të madhe të sektorit privat, dhe se tek shifrat e publikuara mund të arrihet vetëm nëse parasyshs merren kryesisht të ardhurat e të punësuarve në administratën publike, të cilat po ashtu janë të fryra për të kënaqur kuadrot dhe aktivistët partiak.

Share.