Vdes në burg kreu i “Cosa Nostra”-s

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka ndërruar jetë në burg kreu i “Cosa Nostra”-s, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Bernardo Provenzano, i njohure dhe me nofkën “Binnu”, një nga drejtuesit më famëkeqë të organizatës mafioze “CosaNostra” gjatë viteve ’50 e në vazhdim, është ndarë nga jeta mëngjesin e së mërkurës në burgun e Milanos.

Provenzano ishte krahu i djathtë i bosit mafioz “korleone”, Salvatore Rina, dhe pas arrestimit të tij në vitin 1993, ai mori drejtimin e “Cosa Nostra”-s.  Veç krimeve të shumta të kryera prej tij, apo me urdhër të tij, Provenzano u bë injohur edhe për faktin se arriti të qëndrojë në arrati për plot 43 vite.

I shpallur në kërkim në vitin 1963, ai u arrestua vetëm në 11 prill të vitit 2006, pasi ndaj tij ishin dhënë informacione se gjendej në një banesë në fshatin e tij të lindjes, Korleone. Mbi të rënduan akuzat e mbi 20 vrasjeve, kryesisht të policëve, gjyqtarëve, por edhe të rivalëve.

Share.