Vdekshmëria nga Covid 19 në Mal të Zi rritet me 66.5% në vetëm 26 ditë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në tre muajt e kaluar, Mali i Zi ka pasur shkallën më të lartë të infeksioneve me virusin korona në Evropë, dhe  numri i vdekjeve rështë rritur në mënyrë drastike, thonë nga  Sindikata e mjekëve e Malit të Zi , duke shtuar se vdekshmëria në periudhën nga 6 tetor deri më 1 nëntor,  u rrit me 66.5 përqind.

Sindikata  ka përgatitur edhe një infografi që tregon të dhëna krahasuese për numrin e njerëzve të infektuar, të testuar dhe të vdekur në Malin e Zi, Gjermani, Suedi, Britani të Madhe dhe Tajvan. ” Izgjodhëm këto vende për shkak të qasjeve të tyre të ndryshme në luftën kundër pandemisë, me synimin për të krahasuar rezultatet e secilës prej atyre qasjeve,” thonë ata.

Sipas tyre, numri i njerëzve të infektuar në Britaninë e Madhe u rrit me 95%, në Gjermani me 75%, në Suedi me 29% dhe në Tajvan me 5%.

“Megjithatë, vetëm në Mal të Zi numri i vdekjeve po rritet në mënyrë drastike.  Në Gjermani është rreth dhjetë përqind, në Suedi më pak se një përqind, ndërsa në Tajvan është gati zero.

Sindikata njoftoi se në periudhën e ardhshme, do të analizojë qasjen e secilit prej vendeve, si dhe pikat kryesore që përcaktojnë strategjinë e një vendi në luftën kundër  pandemisë.

Ata vlerësuan se rritja e vdekshmërisë në vendin tonë me 66.5 përqind në vetëm 26 ditë është tepër  shqetësuese.

Share.