Vazhdon të rriten rastet e reja me Covid-19 në Kosovë. 807 raste të reja në 24 orët e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë dhe laboratoret private me metodën PCR, janë testuar gjithsej 1.816 mostra, prej të cilëve rezultojnë 807 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv duke e çuar numrin total të vdekjeve në 874.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 677 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.024 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.124.

Kryeqyteti vazhdon të mbetet një prej zonave më të prekura edhe pse janë vendosur masat maksimale për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Share.