Vazhdon suksesi i sportistëve të rinj nga Ulqini

0

Në kampionatin e 27-të Malit të Zi në atletikë për të rinjtë i cili mbahet në Berane, Nora Selçanin dhe Boban Maxhgalj nga KA “Orion” nga Ulqini arritën rezultate fantastike. Vrapuesi më i ri i “Orion” në distancat e mesme dhe të gjata,  vendosi një rekord të ri malazez në kategorinë e moshave 9 deri 11 vjeç në 3000 metra, me një rezultat prej 11 minutash dhe 37 sekondash. Për Maxhgalj ky është rekordi i katërt këtë vit, pasi më herët arriti rekorde në garat 400-600 , dymijo dhe tre mijë metra. Nora Selçanin fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë e pionierëve si konkurrentja më e re dhe gjithashtu theu rekordin e saj personal në hedhjen e shtizës, në 26.35 metra.

Share.

Leave A Reply