Vazhdon pastrimi i dëborës në rrugët e Anës së Malit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Makineritë e dhe puntorët e ndërmarrjes “Veprimtaritë komunale” nga Ulqini janë në terren duke pastruar dëborën e cila ka bllokuar rrugët në zonat e Anës së Malit, sidomos në pjesët e larta si Rashtishë dhe Kravar.

Në këtë zonë bora vazhdon të bjerë akoma, kurse në pastrim janë të angazhuar edhe nga ndërmarrja “Crnagoraput”, të cilët pastrojnë rrugën kryesore. Nga ndërmarrja komunale thonë se tri skuadra janë gjatë gjithë kohës ët angazhuar në pastrim në mënyrë që të sigurojnë qarkullim të lirshëm në rrugët e kësaj zone.

 

Share.