Vazhdon llogaritja e dëmeve nga pëmbytjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari për çështje ekonomike në Komunën e Ulqinit, Milazim Mustafa, tha për televizionin Teuta se komisioni për vlerësimin e dëmeve nga reshjet e fundit ndodhet në terren , dhe të dhënat e para mud të priten në fillim të javës së ardhshme.

Mustafa tha se obligimi i Komunës është vlerësimi i dëmeve dhe dërgimi i infirmacionit në ministrinë përkatës, dhe jo dëmshpërblimi i të goditurve.

Ai u bëri apel bujqëve që të marrin në konsideratë sigurimin e të mbjellave , pasi Ministria e bujqësisë merr pjesë me 50% në shumën e përgjithshme të pagesës.

Share.