VAZHDON KAOSI PAS VËRSHIMAVE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

4 të vdekur, dy të zhdukur, dhjetëra të lënduar dhe shumë shtëpi të dëmtuara, është bilanci deri më tani i vërshimeve dhe stuhisë, që goditi disa fshatra të Tetovës, pasditen e së hënës.Njëri nga të vdekurit është një fëmijë që jetonte në Zvicër, por që kishte ardhur për pushime në Tetovë dhe në momentin e vërshimeve ndodhej së bashku me gjyshin, në malet e bjeshkëve përreth fshatit Lestic, raporton KTV.Trupi i tij i pajetë është gjetur në fshatin Reçicë e Madhe, derisa trupi i gjyshit 58-vjeçar, po kërkohet ende.Gjithashtu, e zhdukur mbetet edhe një vajzë gjashtë vjeçare. Të afërmit e viktimave dhe të zhdukurve rrëfejnë për momentet e rënda që kaluan familjarët e tyre.

Share.