VAZHDON DËMTIMI I PALMAVE NGA FENOMENI BUBRRECI I KUQ

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Janë bërë tre viteve që kur është shënuar  rasti i parë i sulmit të palmave në Komunën e Ulqinit nga insekti i quajtur bubrreci i kuq. Edhe përkundër masave të ndërmarra për parandalimin dhe zhdukjen e tij  nuk ka pasur sukses, perkundrazi Palmat në komunën e Ulqinit vazhdojnë të sulmohen nga ky insekt.

Mustafë Gorana sekretari për Veprimtari Komunale dhe Mbrojtje të Ambientit tha se ky fenomen po bëhet shkatërrues për një numër të konsiderueshëm të palmave. Gorana tha se edhe gjate kësaj jave është bërë përsëri spërkatja e tyre, 6 prej të cilave janë gjendur në Ranë kane qënë më të  rrezikuarat dhe është dashur që të prehen.

Gjërë më tani në komunën e Ulqinit janë ekzaminuar rreth 100 palama të prekura nga bubrreci i kuq, ku aktualisht në komunën e Ulqinit numërohen rreth 300 rrënjë të tyre.Shpenzimet për sperkatje janë goxha të mëdha dhe mbulohen nga buxheti i Komunës së Ulqinit.

Share.