Vazhdon aksioni i heqjes së automjeteve që uzurpojnë hapësirat publike

Vazhdon aksioni i heqjes së automjeteve që uzurpojnë hapësirat publike

0

Ashtu siç është paralajmëruar edhe më parë, shërbimi i Policisë Komunale të Ulqinit, vazhdoi  edhe sot me aksionin e menjanimit të automjeteve të paregjistruara nga parkingjet, hapësirat publike dhe trotuarët. Siç theksuan nga shërbimi i Policisë Komunale e cila ishte me ekipe në terren, pasiqë është bërë evidentimi i automjeteve dhe paralajmerimi tek pronarët që vetë të largojnë automjetet, tani ka pasuar heqja e atyre automjeteve të cilat pronarët nuk i kanë larguar, e të cilat uzurpojnë hapësirat publike. Gjatë ditës së sotme marimanga ka menjanuar disa nga automjetet dhe me pas i kanë bartur deri tek hapësirat e ish “Jadran Prevozit”, me të cilët Komuna e Ulqinit ka të nënshkruar marrëveshjen.

Please follow and like us: