Vazhdojnë takimet për mbylljen sipërfaqësore të kanalit të Kripores

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës Nazif Cungu  me bashkëpunëtorët e tij  u takuan me Drejtorin e falimentimit të Kripores Ognjen Jovoviq dhe me përfaqësuesit e qytetarëve  që jetojnë në afërsi të  kanalit  Port Milena në Kepin e Gjeranave. Ky takim është në vazhdën e bisedimeve për zgjedhjen e problemit për mbylljen sipërfaqësore të kanalit të Kripores, i cili vjen si iniciativë e banorëve të kësaj zone gjegjësisht Gjerana 30 dhe të përfaqësuesve të kripores së Ulqinit. Kanal ky i cili shpesh herë është bërë shkak  i aksidenteve  në komunikacion, por ka pasur dhe pasoja të tjera. Në takim është prezantuar pojekti ideor për të cilin kanë diskutuar si përfaqësuesit e komunës, ashtu dhe ato të Kripores dhe të banorëve të asaj zone. Nësë propozim vendimi kalon në Kuvend Komunal, ky projekt vlera e të cilit është rreth 300,000,00 euro do të realizohet në disa faza.

Share.