VAZHDOJNË SUKSESET EDHE NË SEZONIN E DYTË TË GARAVE PËR KLUBIN E KARATESË “ULQINI”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sezoni i dytë i garave për klubin e karatesë “Ulqini” filloi me plot suksese në katër garat në të cilat kanë marrë pjesë. Në këto turne arritën të kurorëzohen me 55 medalje: 15 të arta, 17 të argjendta, 23 të bronzta dhe 4 kupa.

Në turneun “Fituesi i Kollashinit 2016”, i cili u mbajt më 23.10.2016 në Kollashin, klubi i karatesë “Ulqini” u rendit i treti në renditjen e përgjithshme në mesin e 19 klubeve pjesëmarrëse me mbi 320 garues. Në vend të parë u rendit KK “Bar” nga Tivari, kurse në vendin e dytë u rendit KK “Omladinac” nga Podgorica. Ky është një sukses i shkëlqyer për KK “Ulqinin” dhe qytetin të cilin e përfaqësojnë, sepse lanë pas 17 klube të tjerë të fuqishëm duke fituar kupën e vendit të tretë të “Fituesit të Kollashinit”.

KK “Ulqini” në këtë turne mori pjesë me 16 garues, kryesisht të gjeneratave të reja, të cilët arritën të kurorëzohen me 24 medalje: 9 të arta, 6 të argjendta, 9 të bronzta dhe 1 kupë.

Tre turnetë e tjerë ndërkombëtarë ku morën pjesë garuesit e KK “Ulqini” po në këtë sezon të garave janë mbajtur të njëjtën ditë: dy turne, më 2 tetor 2016 në Nikshiq – “Kupa e Nikshiqit” dhe në Gjilan “Katana Open 2016”, kurse më 15 tetor 2016 në Tetovë u mbajt “Tetova Open 2016”.                                                                                                                                                                                   Në Nikshiq garuesit e këtij klubi arritën të kurorëzohen me 18 medalje: 4 të arta, 8 të argjendta dhe 6 të bronzta.                                                                                                                                        Në Gjilan garuesit e “Ulqinit” arritën të kurorëzohen me 11 medalje: 2 të arta, 2 të argjendta, 7 të bronzta dhe 3 kupa, kurse në Tetovë u kurorëzuan me 2 medalje: 1 të argjendtë dhe 1 të bronztë.

Në këto katër gara klubi ka marrë pjesë me ekipe të ndryshme, ndërsa bartës të medaljeve janë këta garues: Seida Suma, Antigona Rama, Dardan Ceka, Marko Daboviq, Adnan Kuqi, Mensur Ceka, Elvir Islami, Diellëza Rama, Albert Rudoviq, Vesko Ojdaniq, Aldin Buliq Aleks Simonoviq, Yllëza Rama, Vuk Ojdaniq, Simon Simonoviq, Riad Tafiq, Adis Demiri, Arian Bejta, Resul Ceka, Agron Lulgjuraj dhe Andrej Ojdaniq.

-Këto rezultate ishin të pritura nga garuesit tanë, të cilët përsëri dëshmuan që janë shumë mirë të përgatitur. Jemi të sigurtë që këto rezultate do t’i përsërisim edhe në të ardhmen, – shprehen të kënaqur udhëheqësit e këtij klubi.

Tash, në këtë sezon deri në fund të dhjetorit KK “Ulqini” e presin edhe shumë turne të ndryshme ndërkombëtare, Kampionati Mbarëkombëtar, si dhe Kampionati i Malit të Zi për Kadetë, Juniorë dhe -21 vjet U21, i cili është njëkohësisht edhe kampionat kualifikues për Kampionatin Ballkanik, në të cilët jemi të sigurtë që do të ngadhnjejmë si gjithmonë.

Shërbimi Informativ i Klubit të Karatesë “Ulqini”

 

 

 

Share.