Vazhdojnë problemet në Port Milenë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në vazhdimësi të problematikës me derdhjen e ujërave të zeza tek Kepi Gjeranës në Port Milenë,mbas publikimit të djeshëm  të lajmit nga tv Teuta ,sot ekipi ynë ishte përsëri në vend gjarje për të parë nga afër sanimin e kësaj prishjeje.

Ekipi i NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” ishte në teren me dy automjete të Shpimit dhe të Pastrimit me një ekipë të kufizuar punëtorësh dhe specialistësh.

Ata nuk deshën të prononcohen përpara kamerës së Tv Teuta.

Mbas një pune për rreth 2 orësh ekipi i sanimit ka ikur nga vendi i punimeve me shpresën që do të kthehen ditën e nesërme.Një fenomen interesant është qe edhe pas publikimit të rastit nga ana e Tv Teuta nuk ka akoma asnjë reagim nga instancat përkatëse komunale, por as nga vetë banorët në përgjithësi.

Share.