Varianti indian i koronavirusit mbërrin në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një pacient i shtruar në spital me simptoma të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut rezulton të jetë prekur nga varianti Indian i sëmundjes. Personi ishte kthyer nga Iraku, ku ka qenë i sëmurë për 10 ditë. Në momentin e kthimit, ai u transportua menjëherë në spital me një ambulancë speciale. Gjendja e pacientit është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetë, informon Ministria e Shëndetësisë. Kreu i saj, Venko Filipçe, me propozimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive kërkoi që ora policore në vend dhe masat aktuale të mbeten në fuqi në të gjithë territorin e vendit deri në 15 qershor. Lëvizja vjen pavarësisht faktit që situata epidemiologjike në vend konsiderohet e qëndrueshme, numri i rasteve aktive është në rënie, ndërsa ai i pacientëve të shtruar në qendrat e Covidit anekënd Maqedonisë, është tkurrur në mënyrë drastike.

Share.