Vandalët shkatërrojnë pikën turistike të vrojtimit në Valdanos

0

Pika turistike e vrojtimit në Valdanos ka qenë viktimë e vandalëve akoma të panjohur, të cilët kanë thyer xhamat mbrojtës dhe kanë shkatërruar sistemin solar për ndriçim dhe mbushjen e celularëve. Siç mund të vërehet edhe nga pamjet e siguruara nga TV Teuta, akti i pakuptimtë i personave të papërgjegjshëm ka hedhur një hije të keqe në imazhin e gjithë qytetit, duke krijuar një pasqyrë të shëmtuar për vizitorët potencial. Pika e vrojtimit në Valdanos, është një nga destinacionet më të frekuentuar nga turistët, sidomos ata të apasionuar pas natyrës, pasi ofron një pamje të mahnitshme të njërit prej gjireve më të bukur të Adriatikut.

Share.