Valorizimi i Cemit, shans për të dy vendet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Valorizimi i qëndrueshëm i kanjonit të Cemit është një mundësi për Malin e Zi dhe Shqipërinë, e cila do të përmirësojë edhe më tej lidhjet infrastrukturore të dy vendeve, kanë vlerësuar kryetarët e Kuvendeve të Malit të Zi dhe Shqipërisë, Darko Pajoviq dhe Ilir Meta.

Ata , siç thuhet nga Kabineti i Pajović, vizituan kanjonin e lumit Cem, një prej burimeve të përbashkëta natyrore të të dy vendeve, pas takimeve dhe seancave të veçanta të Kuvendit, në të cilin zyrtari i lartë shqiptar foli para deputetëve.

Dy Kryetarët vizituan kanjonin deri në pjesën e cila është paraparë për hapjen e një kalim të ri kufitar dhe ndërtimi i rrugës e cila do të përmirësojë lidhjet infrastrukturore ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë sidomos në mes Plavës dhe Gucisë me Podgoricën dhe Shqipërinë Veriore.

Share.