Vala e migrantëve nuk do të ndalet as gjatë dimrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vala e migrantëve ka shumë të ngjarë që do të vazhdojë në Evropë, në një shifër mesatare deri në 5 mijë migrantë edhe gjatë dimrit, përmes Turqisë kanë deklaruar Kombet e Bashkuara.

Ata kanë bërë thirrje për më shumë fonde për të shmangur tragjeditë në Greqi dhe në Ballkan, gjatë muajve të ardhshëm, raporton AP. Më shumë se 760 mijë njerëz kanë kaluar tashmë Mesdheun deri më tani, gjatë këtij viti, kryesisht përmes Greqisë dhe Italisë.

Shumica nga migrantët vijnë nga Siria, Afganistani dhe Iraku, si dhe Afrika. “Plani i ri, për dimër, i UNHCR-së, parashikon se mund të ketë deri në 5.000 migrantë në ditë nga Turqia, në mes të muajve nëntor 2015 dhe shkurt 2016.” UNHCR-ja është duke kërkuar një shtesë prej rreth 100 milionë dollarësh për të mbështetur Kroacinë, Greqinë, Serbinë, Slloveninë dhe Maqedoninë, në ballafaqim me krizën e migrantëve.

Share.