OJQ “HORIZONTI I RI” REALIZOI ME SUKSES AKTIVITETIN ME TE RINJ

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi  Margaret Uyehara gjatë ditës së enjete vizitoi Ulqinin. Vizita e ambasadores Uyehara me bashkepuntorët e saj filloj me takimin e zhvilluar në kabientin e kryetarit të komunës së Ulqinit Nazif Cungu me bashkepuntorët e tij. Ndërsa në sallën e bibliotekës së Ulqinit, OJQ “HORIZONTI i RI” në kuadër të   projektit “PARTNERITETI LOKAL KUNDËR ABUZIMIT ME DROGA DHE DELIKUENCËS SË TË MITURVE”, organizoi aktivietin përmbyllës të projektit, të mbështetur nga Ambasada e SHBA në Podgoricë, përmes Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit.

Në kuadër të këtij projekti është krijuar edhe Rrjeti i partnerëve lokal të cilin e përbëjnë: Komuna e Ulqinit (Zyra për parandalimin e narkomanisë), Gjykata Themelore në Ulqin, Prokuroria Shtetërore në Ulqin, Qendra për Punë Sociale në Ulqin, Zyra e Policisë në Ulqin, Shtëpia e Shëndetit në Ulqin dhe OJQ “Horizonti i Ri”.

Të pranishëm në aktivitet ishin të gjithë partnerët lokal ku në fjalën e tyre e përshëndetën këtë nisme të OJQ “Horizonti I RI”.

Ambasadoria Uyehara në fjalën e saj u shpreh se është e kënaqur me punën dhe bashkëpunimin korrekt që kanë pasur me OJQ “Horizonit I RI”, ajo gjithashtu shtoj se në takimin e mbajtur me Kryetarin e komunës Nazif Cungun kanë folur edhe mbi çështje të tjerat në të cilat ambasada amerikane do të përkrahë komunën e Ulqinit.

Kryetari Cungu tha se komuna e Ulqinit do të perkrahë çdo herë OJQ-të e posaçërisht mbi tema të tilla siç është narkomanija , me qëllim që të rinjtë të ndërgjegjësohen.

Në këtë aktivitet u publikua edhe Udhëzuesi “FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN” si dhe u ndanë diplomat për Edukatorët Bashkëmoshatarë.

Share.