Usyk mposht Joshuan, shpallet kampion bote

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ukrainasi, Oleksandr Usyk ka ‘gjunjëzuar’ britanikun, Anthony Joshua, duke e dominuar thuajse në secilin raund.

Që në fillim Usyk e nisi më mirë meçin, duke i dominuar katër raundet e para, gjersa Joshua i pati dy raunde që paksa u këndell, në raundin e pestë dhe gjashtë, megjithatë ukrainasi u rikthye sërish për t’i dominuar raundet e tjera.

Meçi nuk përfundoi me nokaut, megjithatë në fund nuk u nevojit as vendimi i gjyqtarit, pasi fituesi tashmë dihej.

Në meçin e zhvilluar në “Tottenham Stadium”, Usyk tani ka arritur ti rrëmbejë tre titujt e tij që mbante Joshua, ato të WBA, IBF dhe WBO, në kategorinë e peshave të rënda.

Kjo është humbja e dytë e Joshuas në 26 ndeshje, gjersa ukrainasi vazhdon bilancin me 19 fitore në 19 meçe.

Share.