Urime nga Kuvendi Komunal për festën e Kurban Bajramit

0

Nga Kuvendi Komunal i Ulqinit po ashtu ju urojnë festën e Kurbanit Bajramit besimtarëve të fesë islame. “Kurban Bajrami është festa në të cilën janë palosur virtytet dhe parimet e fesë. Besimi, durimi, shpresa, mëshira, vendosmëria dhe sakrifica janë vetëm disa fije të kësaj pëlhyre abrahamike që në veçanti stolis Ulqinin dhe tërë Balkanin dhe  për këtë, na takon neve ta mirëmbajmë e ruajmë. Të gjithë qytetarëve i uroj përzemërisht gëzuar Kurban Bajramin. Haxhinjëve tanë i urojmë përfundim të bukur të Haxhit dhe haxh të pranuar. Mërgimtarët tanë që janë në vendlindje kanë dy festa meqë kremtojnë më ëmbël. Nuk i harrojmë mërgimtarët dhe detarët tanë që nuk janë në vendlindje sot edhe atyre i urojmë një Bajram të gëzuar me shpresë që së shpejti të takohemi dhe kremtojmë në vendlindje. “, thuhet në urimin e nënshkruar nga kryetari Ilir Çapuni.

Share.

Leave A Reply