URIM PËR MUAJIN E MADHUAR TË RAMAZANIT

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më rastin e muajit madhërishëm të Ramazanit, Unioni Demokratik i Shqiptarëve të gjithë besimtarëve të Fesë Islame i përgëzon përzemërsisht për këtë muaj të madhuar, duke i uruar paqe, shëndet dhe mbarësi.

Lusim Allahun të na mundësojë që ta përjetojmë këtë muaj me besim dhe sinqeritet të plotë, të na lehtësojë agjërimin, të na bëj prej adhuruesve të sinqertë, të na i falë mëkatet tona dhe të na kaplojë me mëshirën e Tij.

Allahu na i pranoftë namazet tona, agjërimin tonë, Allahu i shumëfishoftë sadakatë tona dhe i pastroftë zemrat tona!

Urojmë që paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut të jetë mbi ju dhe familjen tuaj!

Urime muajin e bekuar të Ramazanit, agjërim të lehtë dhe Allahu ju bekoftë me të gjitha të mirat!

Share.