Urim për 7 Mars nga Televizioni Teuta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të nderuar e të respektuar,mësuesit tonë,kudo që jetoni e punoni,gëzuar 7 Marsin ditën tuaj nga Televizioni Teuta.Në këtë ditë ne ju nderojmë ju për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë,jepni e do të jepni për mësimin e gjuhës sonë të pastër shqipe të asaj gjuhe që na e lanë amanet të parët dhe detyra jonë është ta përcjellim ashtu të pastër tek brezat e ardhshëm.Ne jemi krenar me ju dhe ne me gjithë zemër ju urojmë Gëzuar festën tuaj,7 Marsin,duke ju uruar shëndet e jetë të gjatë në të mirë të kombit e të atdheut tonë të shtrejtë.Ne e ruajmë me nostalgji mësimet e këshillat që na keni dhënë mësuesit tonë të shtrejtë.Ndaj në këtë ditë një telefonatë një lule është ajo që ju gëzon dhe ju bën të lumtur ju,kujtimet për ju do ti ruajmë të gjithë jetën tonë.

Sot, 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet tona shqipëtare.Në këtë  ditë në të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tonë të parë që na mësuan shkronjat shqipe,na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun.Na mësuan poezitë e bukura të autorëve tonë të mrekullushëm që cdo fjalë e varg i saj të mbetet e të ngulitet thëllë në mendjet tona.Me aq dashuri e respekt janë sjellur me ne për të na mësuar e kritikuar me atë metodën dashamirëse kur ne bënim gabime.Mësimet e mësuesve tonë u bënë udhërrëfyes për rrugën tonë në të ardhmen.Ato mësime na ndjekin edhe sot që kemi dalë në jetën tonë të pavarur.Le t’ua dedikojmë suksesin tonë në jetë mesuesve tanë.

Mesuesit shqiptarë në çdo kohë e në çdo krahinë, kanë qenë jo thjeshtë profesionistë të arsimit, por në rradhë të parë ishin patriotë dhe njerëz të emancipuar, idealistë, humanë dhe artistë të fushave të ndryshme. Cdo njëri nga ne , ka në zemër monumentin e mësuesit të tij të preferuar, të cilit i falet me mirënjohje. Pra cdo njëri pavarsisht se cfarë detyre ka sot, qoftë ky ministër apo politikan , biznesmen apo punëtor, ka qënë dikur nxënës, ka patur përballë Mësuesin, Mësuesen që s’kursente kohën, frymën, pasionin, jetën, për të brumosur vogëlushët me dije, me kulturë dhe edukatë.

Mesuesit shqiptarë kurrë s’u shpërblyen si duhet me pagesa, punuan në kushte të vështira, larg në zona të thella, përballuan rreziqet, por i qëndruan besnik misionit të tyre fisnik të arsimimit të brezave. Populli ynë do të arrijë prosperitetin që aspiron, atëherë kur mësuesit  do të respektohen më tëpër ose aq sa politikanët më të lartë të shtetit. Mësuesit shqiptarë ishin mësues ishin edhe artistë, prindër, pajtimtarë, shok edhe miq me të gjithë.

7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjithë shqiptarinë.Gezuar 8 Marsin nga Televizioni Teuta

Share.