Urgjenca- Mbrenda 24 orëve mbi 100 pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fluksi mesatar gjatë periudhës së verës në urgjencën e Ulqinit shkon deri në 100- raste në 24 orë.

“Është normale që në këtë stinë të vitit ku pothuajse pesëfishohet numri ipopullatës të kemi rritje të fluksit të pacientëve.Rastet janë nga më të ndryshmet. Si specifikë e verës paraprijnë sëmundjet virale,pastaj kemi edhe raste të shumta të pacientëve me pickime të insekteve,djegies në diell,hypertension,helmime,por të gjitha rastet mundohemi t’i trajtojmë në mënyrë sa më profesionale,dhe të shpejtë”-tha për Televizionin Teuta mjeku kujdestar në Urgjencën e Ulqinit ,Dr Hasan Zeneli.

Zeneli u shpreh se fluksi i madh i pacientëve gjatë kësaj stine dhe trafiku i rënduar shpesh ju sjell kokëçarje për të arritur me shpejtësinë e duhur deri në vendngjarje, në çka ndikon edhe mungesa e automjeteve të Urgjencës, sidomos gjatë verës.

 

Share.