Urgjenca e Ulqinit fitoi makinën “Reanimobil”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Kenan Hrapoviq i ka dorëzuar ditën e hënë Entit për ndihmë të shpejtë mjekësore çelësat për 12 reanimobila me aparate mjekësore dhe pajisjet e nevojshme të cilat kanë vlerë rreth 700.000 euro. Drejtori i  Entit për ndihmë të shpejtë mjekësore të Malit të Zi  Sasha Stefanoviq   tha se një nga këto makina është dedikuar për nevojat e Urgjencës së Ulqinit.

“Një makinë e tillë ka qenë më se e domosdoshme për urgjencën e Ulqinit,kështu që kjo makinë pa dyshim do të rrisë konsiderueshëm  cilësinë e shërbimit”,  i tha televizionit Teuta  Dr Kreshnik Mustafa . Blerja e makinave është siguruar nëpërmjet IPA projektit , të cilin së bashku e kanë realizuar Ministria e Shëndetësisë ,Ministria e Punëve të brenshme,dhe Ministria e Ekonomisë, me përkrahjen e Delegacionit Europian.

Share.