Urgjenca e Ulqinit: Deri tani 16.000 pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Urgjencën e Ulqinit  e cila ordinon në kuadër të  Entit të urgjencave të Malit të Zi ,nga 1 janari i vitit 2016 deri në fillim të tetorit , ndihmë mjeksore  kanë kërkuar rreth 16 mijë pacientë,ndërsa gjatë dite jashtë sezonit veror ndihmë kërkojnë mbrenda 24 orëve rreth 100 pacient. Urgjenca e Ulqinit renditet e dyta pas urgjencës së Podgoricës për nga numri i pacientëve

“Gjatë stinës së verës pesfishohet numri i pacientëve,rastet më të shpeshta kanë qenë pacientët me probleme të stomakut,diarresë ,barkqitjes,por nuk ka qenë i vogël as numri i pacientëve që janë paraqitur me sëmundje kardiovaskulare.Stafi i urgjencës ka dalë në ndihmë edhe rasteve të mbytjes në plazhe si dhe atyre që kanë pësuar aksidente në komunikacion “- shprehet dr Kreshnik Mustafa.

Nga fillimi i korrikut në urgjencën e Ulqinit ka filluar të ordinojë edhe mjeku i dytë, e gjithë kjo si konstatim që numri i madh i pacientëve  kërkon edhe një mjek, pra përforcim të  stafit mjeksor.Urgjenca është pajisuer edhe me një automjet të ri si dhe me aparaturën e re të EKG-së

Sa i përket medikamenteve urgjenca e Ulqinit shprehet doktor Kreshniku është e furnizuar mirë me të gjitha medikamentet e nevojshme,duke përfshi edhe serumin kundër helmimit nga kafshimi i gjarprit, raste të cilat nuk janë edhe aqë të vogla.

Share.