Uragani Patricia prek Meksikën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Uragani Patricia, i konsideruar më i fuqishmi në histori ka goditur brigjet meksikane. Presidenti i këtij vendit paralajmëron se vendi është ende i kërcënuar nga përmbytjet, pasi i gjithë vendi është përfshirë nga shirat.
Enrique Pena Nieto thotë se Patricia, stuhia më e fuqishme e regjistruar në Amerikë ka shkaktuar më pak dëme se sa ishte menduar. Qendra amerikane e Uraganëve thotë se uragani ishte i kategorisë pesë, klasifikimi më i lartë. Stuhia preku Meksikën Perëndimore, me erëra të fuqishme dhe shira të fortë, por fatmirësisht dëmet e mëdha u shmangën.

Share.