URA nuk do të hyjë në koalicion me PDS

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lëvizja qytetare URA nuk ka për qellim  të hyjë në kurrfarë koalicioni me PDS, për ç’gjë, siç ka theksuar funksionari  Negjelko Rudoviq,  këtë parti e sulmojnë nga disa anë.

Rudoviq ka theksuar se URA , tubon qytetarë të cilët janë të ngopur me politikën partiake dhe të pa përgjegjshme të PDS dhe të cilët nuk duan që Malit të Zi t’ia caktojnë fatin  Fronti Demokratik anti perëndimor .

Ai ka theksuar se qëllimi atyre që kritikojnë, është që edhe URA të ndjek hapat e ish Malit të Zi Pozitiv, dhe të satelitëve të tjerë të cilët janë bashkëngjitur PDS dhe në këtë mënyrë ti pengojnë ndryshimet jetike dhe të rëndësishme në Mal të Zi.

Share.