URA nuk përkrah marrëveshjen e FD me Demokratët – Zgjedhjet e reja një nga opsionet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësuesit e Frontit Demokratike dhe Demokratëve u takuan mbrëmë me qëllim të kapërcimi të mosmarrveshjeve politike, si dhe për të shqyrtuar mundësitë e ndryshimeve në qeverinë ekzistuese. Në një deklaratë të përbashkët pas takimit, thuhet se të dyja palët kanë rënë dakord që  qeveria aktuale e Malit të Zi duhet të rikonstruktohet në atë mënyrë që në vend të 12ministrive të ketë 18 ministri dhe tre nënkryetarë, ku nënkryetarët mund  të jenë edhe ministra. Sipas tyre, në takimin e fundit të kryetarëve dhe përfaqësuesve të përbërësve të shumicës parlamentare, u ra dakord se është e nevojshme që dy subjektet më të mëdha politike të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e çështjeve të hapura që parandalojnë funksionimin e rregullt, dhe se subjektet e tjera nuk do ta frenojnë këtë proces. “Duke respektuar atë kërkesë, u mbajtën konsultime midis përfaqësuesve të FD dhe Demokratëve,” thuhet në deklaratë. Këto dy subjekte janë dakorduar që rikonstruktimi i Qeverisë të votohet në paketë me emërimet në Këshillin Prokurorial.

Lidhur me këtë kanë reaguar nga Lëvizja Qytetare URA. Deputetja Bozhena Jelushiq tha URA qëndron fort pas të gjitha pikave të Marrëveshjes për formimin e qeverisë nga 9 shtatori i vitit të kaluar. Ajo shtoi gjithashtu se Këshilli Prokurorial nuk mund të votohen në paketë me atë se kush do të jetë ministër. Marrëveshja midis Frontit Demokratik dhe Demokratëve për rikonstruktimin  e Qeverisë është një moment i ri politik  i cili  sipas saj hap dyert për zgjedhje të reja ose ndonjë marrëveshje tjetër. “Nëse dikush ka shumicën prej 41 deputetëve për të bërë rikonstruktimin e qeverisë, i ka duart e lira”, tha Jellushiq.

Pas deklaratës së Jellushiq u prononcuan edhe nga FD de Demokratët. Të parët shprehën habi që URA nuk e përkrah marrëveshjen e arritur në mes tyre, pasi në mbledhjen e fundit të përfaqësuesve të shumicës, u ra dakord se të gjithë do të përkrahin marrëveshjen e dy subjekteve më të mëdhenj.  Edhe Demokratët kanë shprehu habi me qendrimin e URA-s, duke theksuar se Marrëveshja e 9 shtatorit nuk mund të kërcënohet, dhe mohuan akuzat se në skenë ka luftë për karrige. Sipas Demokratëve,  është hipokrizi që URA flet për karrige kur me 4 deputetë ka arritur të punësojnë secilin anëtar. Kryeministri Zdravko Krivokapiq, përmes një postimi në Twitter , u shpreh  në favor të qeverisë së ekspertëve, e cila sipas tij është e vetmja që mund të kryej reformat e duhura, por kjo nuk do të thotë se ekspertët nuk mund të kandidohen edhe nga partitë politike. Të gjitha këto prononcime, si duket do të çojnë në ndryshime në qeveri, por nuk mund të anashkalohet  edhe mundësia e shkuarjes në zgjedhje të reja. Edhe pse opozita ka kohë që i kërkon, rezultatet mund të jenë zhgënjyese edhe për të , kurse vendi do të hynte në një tjetër periudhë tensionesh.

Share.