URA dhe Demokratët bisedojnë për bashkëpunim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lëvizja Qytetare URA dhe Demokratët janë duke biseduar për bashkëpunim të mundshëm në zgjedhjet lokale në 10 komunat e vendit, të cilat do të mbahen në pranverë. Në këto bisedime nuk janë të përfshira zgjedhjet në Ulqin dhe Berane, pasi nuk ka kohë për përpilimin e listave të përbashkëta , shkruan Pobjeda.

Draftin e marrëveshjes duhet ta vërtetojnë edhe Këshillat Qendror të të dyja partive , pasi bëhet fjalë për një bashkëpunim të fortë mes opozitës qytetare, thonë burime pranë këtyre subjekteve. Këto bisedime janë duke u zhvilluar  për dalje të përbashkët në zgjedhjet lokale por edhe kandidat të përbashkët në ato presidenciale.

Share.