Unioni i Sindikatave të Lira, organizon shëtitje protestuese më 1 maj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Unioni i Sindikatave të Lira, të Malit të Zi, do të organizoj sot, me rastin e Festës ndërkombëtare të punës, shëtitjen protestuese të 1 Majit, për të tërhequr vërejtjen ndaj problemeve të shumta dhe për të drejtat e punëtorëve në Mal të Zi. Sekretari i përgjithshëm i këtij Unioni, Srgja Kekoviq, ka theksuar se temë e shëtitjes protestuese, është “Na e ktheni punën me dinjitet”, me moton tre tetëshe, sepse pozita ekonomiko sociale dhe kushtet e punës nuk përkojnë me shekullin 21 dhe nga viti në vit pozita dhe të drejtat e të punësuarve janë gjithnjë e më të këqija. Unioni, si pjesë e lëvizjes sindikaliste ndërkombëtare që ta shënoj këtë ditë, e cila shënon fillimin e krijimit të drejtave dhe të kushteve për punë dinjitoze për të gjithë të punësuarit në planetin tokë, ka thënë Kekoviq, në konferencën për gazetarët.

Share.