“Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare’’ bashkon shqiptarët e rajonit

0

‘’Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon’’ u mblodh të mërkurën në ambientet e Bashkisë së Tiranës, për të diskutuar dhe ndërtuar strategjinë e përbashkët për bashkëpunim mes bashkive kryesore të hapësirës shqiptare. Të pranishëm ishin shefat e kabineteve të bashkive më të mëdha shqiptare; të  Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë , nën kujdesin e Shefes se Kabinetit të Bashkisë së Tiranës znj.Keti Luarasi  si dhe në drejtimin e  drejtoreshës  së Sekretariatit të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon znj. Andriola Kambo. Në këtë takim u diskutua për  strategjitë dhe idetë  për projektet dhe mundësitë reale përmes të cilave ky union  do të ndikojë drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve në bashkitë e komunave shqiptare!  Gjatë kësaj mbledhjeje theksi u vendos tek përpilimi i një plani 1-vjeçar i cili do të përmbajë kalendarin e përbashkët të projekteve në nivel lokal dhe rajonal për të kontribuuar në fushën e kulturës, sportit, trashëgimisë kulturore, turizmit, urbanistikës etj.

Share.