Ulqinit i miratohen mjetet e kredisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komunës së Ulqinit i janë miratuar nga Ministria e Financave mjetet e kredisë me vlerën e 4,2 milionë eurove, çka përbën rreth një 1.2 milionë më pak se shuma e kërkuar prej 5.5 milionë euro.

Kjo kredi me afat dhjetvjeçar do të përdoret kryesisht për shlyerjen e borxheve të arritura, të cilët kanë cënuar seriozisht funksionimin normal të Komunës.

Xhiro llogaria ka gati një muaj që është e bllokuar dhe pritet të jetë nl bllokim edhe gjatë muajit dhjetor, kurse sipas burimeve nga Komuna, pas kësaj pritet edhe një bllokadë tjetër për borxh me vlerë rreth 200.000 euro.

Share.