Ulqini vend i sigurt për pushime, mikpritja ulqinake si rrallë ku

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të anketuarit shprehen se në Ulqin ndihen të sigurt , janë të mirëpritur, dhe plazhet që ofron Ulqini janë të rralla.

Komuna e Ulqinit këto ditë po shënon  rekord të numrit të mysafirëve që si destinacion për pushime kanë përzgjedhur plazhet e Ulqinit, Mysafirët në përgjithësi shprehen se janë orientuar për pushime në Ulqin për shkak të sigurisë maksimale, plazheve të bukura, mikpritjes  ,traditës së turizmit, por edhe çmimeve joshëse  .Të anketuarit nga televizioni Teuta në përgjithësi me vite të tëra bëjnë pushime në Ulqin, dhe çdo herë me vete bartin përshtypjet më të mira, andaj ata i ftojnë të gjithë ata që planifikojnë pushime ,të vizitojnë Ulqinin, ku përveç plazhit, rërës, diellit, do të kenë edhe një mikpritje si rrallë kund.

H.Nelaj

Share.