Ulqini vazhdon të mbajë rekordin për shpenzim të energjisë elektrike

0

Ulqini vazhdon të jetë qyteti me llogarinë më të lartë për shpenzimin e energjisë elektrike në Mal të Zi. Gjatë muajit shtator llogaria mesatare në Ulqin ishte 38.66 euro, gati 10 euro më shumë se mesatarja në nivel vendi që ishte 29.35 euro. Llogaria më e ulët ishte në qytetin e Zhabljakut, 20.48 euro. Gjatë muajit shtator në Mal të Zi amvisëritë kanë shpenzuar 92,33 milionë kilovat orë energji elektrike, 1.5% më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Share.