ULQINI SE SHPEJTI ME EMERTIME TE RRUGEVE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Mr. Fuad Haxhibeti në një deklaratë dhënë Televizionit Teuta, ka thënë se Qeveria e Malit të Zi ka dhënë lejen e pesë propozimeve për emërtimin e rrugëve në Ulqin.Fjala është për poetin Ali Podrimja,kompozitorin Fiqri Hasanaga,historianin e artit akademik Pavle Mijoviq, humanisten Nëna Terezë dhe datën 28 dhjetor.Sepse, shton Haxhibeti,është me ligj se emertimet me emra të personaliteteve bëhen 20 vjet pas vdekjes së tyre.Ndërkaq,meqë kemi të bëjmë me figura të rëndësishme për qytetin e Ulqinit,dhe se ky qytet nuk ka pasur rrugë të emërtuara zyrtarisht,qeveria e ka marrë parasysh këtë fakt edhe ka dhënë leje për propozimet tona.Së afërmi e tërë lënda do të jetë në Kuvendin vendor,por tashmë janë duke u bërë edhe tabelat që do të vendosen në rrugët përkatëse në Ulqin.

Share.