“Ulqini” pret “Jedinstvo” nga Biello Polje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Skuadra e basketbollit “Uqini” sonte në orën 18.00 do të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër skuadrës “Jedinstvo” nga Biello Polje. Edhe pse në disponim kanë një numër të kufizuar lojtarësh, trajneri Darko Vujaçiq shpreson për një rezultat pozitiv.

“Nuk do të dorëzohemi aq lehtë. Kemi fituar dy ndeshje deri tani. Edhe pse kemi mungesë të lojtarëve do të lëmë zemrën në parket”, tha Vujaçiq për televizionin Teuta. Edhe kapiteni Millan Llatkoviq beson se lojtarët do të japin maksimumin e mundur. Skuadra u bën thirrje tifozëve që në ndeshje të marrin pjesë në numër sa më të madh dhe të kontribuojnë për një rezultat pozitiv.

Share.