Ulqini paraprinë me imunizim, numri aktiv me kovid në përmirësim të dukshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga fillimi i imunizimit në Komunën e Ulqinit janë vaksinuar rreth 7.700 persona, ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar rreth 3000  veta. Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin Sadije Hollaj deklaroi për Televizionin Teuta se  kemi një përmirësim të dukshëm të situatës  epidemiologjike në Komunën e Ulqinit tani kemi një numër të vogël të personave aktiv me Kovid 19.

Hollaj theksoi se Komuna e Ulqinit paraprinë  me imunizimin e popullatës në Komunat në Mal të Zi. Aktualisht Shtëpia e Shëndetit në Ulqin është e furnizuar me vaksinën Sinofarm, dhe Astra Zeneca, por personat të cilët paraprakisht marrin udhëzimin  e mjekut familjar mund të imunizohen edhe me vaksinën Pfizer.

Hollaj apeloi tek të gjithë qytetaret të cilët nuk kanë marrë vaksinën që të vaksinohen për të mirën e përgjithshme.

H.Nelaj

 

Share.